Ambasadorja Kim në Ditën e Infermierëve: Frymëzim! SHBA krahas Shqipërisë deri sa të shohim dritë në fund të tunelit

19:36 | 12 Maj 2021
Arditë Shkodra

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në fjalën që ka mbajtur gjatë ceremonisë që u zhvillua ditën e sotme për infermierët tek Amfiteatri i Tiranës, ka falënderuar bluzat e bardha për sakrificat që kanë bërë gjatë kohës së pandemisë së Covid-19.

Ajo thotë se SHBA kanë kanë investuar më shumë se 4 miliard dollarë për për Covax, teksa thotë se do të jenë në mbështetje të Shqipërisë në luftën ndaj pandemisë.

Më tej Kim shprehet se me punën e tyre inermierët i kanë frymëzuar të gjithë, teksa shton se e ka për nder që të jetë në mesin e heronjve, që sipas saj janë infermierët.

“Këtë vit në mes të pandemisë së COVID-19 i jemi mirënjohës infermierëve të personelit mjekësor. Ju keni qenë në vijën e parë të luftës së kësaj pandemie, duke luftuar trimërisht, si gjithmonë, për të shpëtuar jetë. Disa prej jush i është dashur të vajtojnë anëtarët e kësaj familje, që humbën jetën nga pandemia.

Sot ju bashkohemi për të nderuar infermierët që humbën jetën për shkak të kësaj pandemie. Pavarësisht se sa iu ka kushtuar kjo pandemi, keni gjetur përkushtimin për të vijuar luftën për gjithsecilin për nesh. Për botën ju jeni heronjtë e rinj, heronj që do ju jemi gjithmonë mirënjohës. SHBA-të janë tejet të nderuara për të mbështetur përpjekjet tuaja. Që prej fillimit të pandemisë SHBA ka përkrahur Shqipërinë me mjete profesionale. Siguruam automjete për t’i dhënë mundësinë profesionistëve shqiptarë, për gjurmimin e kontakteve.

SHBA-të kanë angazhuar më shumë se 4 miliardë dollarë për COVAX për të bërë të mundur sigurimin e vaksinave. E gjitha kjo është mbështetje për personat që kanë bërë punë më të madhe, që nënkuptonte humbjen e jetës, që jeni ju. Ju në fakt keni frymëzuar gjithkënd, përfshirë dhe mua, keni treguar frymë. Ne do të jemi me ju për t’ju ndihmuar në këtë punë të rëndësishme. Sonte është në nderin tim që ndodhem në mesin e heronjve të Shqipërisë. Në fakt sonte bashkohemi me ju, për të kujtuar ata që kemi humbur si dhe zotohemi që do të jemi me ju, deri sa të arrijmë dritën në fund të tunelit”

Të ngjashme