Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrit të heroit të Kosovës, Agron Rrahmani, në 23 vjetorin e rënies heroike të tij.
Kryekuvendari Konjufca tha se heroi Agron Rrahmani është një ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u frymëzua nga jeta dhe vepra e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
“Agroni qysh nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në vitin 1989, bëri betimin, sepse mësoi prej heronjve dhe dëshmorëve tanë të mëhershëm se si jepet jeta për atdhe kur e kërkon nevoja”, tha Konjufca.
Duke shpalosur rrugëtimin e heroit Agron Rrahmani, kryetari i Kuvendit shtoi se ai iu bashku strukturave të para të UÇK-së për të dhënë kontributin e tij për çlirimin e vendit dhe për të rënë në altarin e lirisë më 12 maj 1998, pesë ditë pas rënies së shokëve të tij të idealit, Bahri Fazliu dhe Ilir Konushevci.
“Brenda një periudhe kohore prej 5 ditësh, UÇK-ja humbi figurat dhe komandantët e saj më të shquar – më 7 maj Bahri Fazliun, 9 maj Ilir Konushevcin dhe më 12 maj Agron Rrahmanin. Kontributi i Agron Rrahmanit është i jashtëzakonshëm dhe do të nderohet e kujtohet gjithmonë”, tha ndër të tjera kryekuvendari Konjufca.
Gjatë homazheve të kryekuvendarit Konjufca dhe kryeministrit Kurti ishin të pranishëm edhe prindërit e heroit Agron Rrahmani./arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...