“Los Colchoneros” me një fitore ndaj Real Sociedadit mund ta bëjnë një hap të madh drejt titullit të kampionit në La Liga.
Atletico Madridi do ta zhvillojë sonte njërën nga tri finalet e fundit të sezonit në La Liga.
“Los Colchoneros” do ta presin Real Sociedadin në shtëpi dhe me një fitore eventuale do ta bënin një hap të madh drejt titullit të kampionit.
Ekipi i Diego Simeones prin në tabelë me 77 pikë, një më shumë se Barcelona, e cila dështoi mbrëmë ndaj Levantes.
Atletico i ka ndërkohë dy pikë më shumë se Real Madridi, i cili luan nesër mbrëma.
Por, Luis Suarez me shokë nuk do të kenë punë të lehtë sonte pasi e presin një ekip të papërshtatshëm si Sociedadi.
Sidoqoftë, Atletico është e vendosur për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë, të cilën e mbajti gjatë këtë sezon.
Ndeshja ndërmjet Atleticos dhe Sociedadit të Adnan Januzajt do të fillojë në orën 22:00. /Gazeta Express/
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban