Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi për të vazhduar ofrimin e mbështetjes për Ministrinë, përmes angazhimit të ekspertëve vendorë ligjorë.
Ekspertët ligjorë do të vazhdojnë të mbështesin Ministrinë në finalizimin e Rishikimit Funksional, në hartimi të legjislacionit si dhe në avancimin e prioriteteve të tjera të Ambasadës Britanike. Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit, Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, z. Ardian Bajraktari, e falënderoj Ambasadën për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë dhe theksoi se është i bindur se angazhimi i ekspertëve që shërbejnë në Ministri do të vazhdojë të jetë i kënaqshëm siç ka qenë deri më tash.
Ndërkaq, Kryesuesja e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë Ndërkombëtare në Ambasadën Britanike, znj. Jennifer Blakeney, tha se kjo do t’i mundësojë Britanisë që të vazhdojë të ofroj mbështetje përmes ekspertëve ligjorë për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për t’i ndihmuar qeverisë për të arritur prioritetet e saj në sundimin e ligjit.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë