Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka takuar sot përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës Faton Morina, si dhe kryetaren aktuale të Bordit të Odës së Ndërmjetësuesve, Adelina Isufi.
Morina dhe znj. Isufi e informuan Ministren lidhur me angazhimet e Odës së Ndërmjetësuesve, që nga themelimi i Odës e deri te organizimi i seancave të ndërmjetësimit online, që në vitin e fundit kanë kontribuar në zgjidhjen e më shumë se 5 mijë rasteve përmes ndërmjetësimit.
Përfaqësuesit e Odës po ashtu e njoftuan Ministren me nevojën e hartimit të politikave të ndërmjetësimit, që i referohen regjistrit të ndërmjetësuesve por edhe tarifave të tyre, ashtu siç është paraparë me Ligjin për Ndërmjetësimin.
Ministrja Haxhiu ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me vonesën në zbatimin e procedurave ligjore në qëllim të adresimit të obligimeve të parapara me Ligj. Lidhur me këtë, Ministrja është zotuar të ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm, në një procedurë sa më të shkurtër, ashtu që pasqyra e akteve nënligjore që fuqizojnë ndërmjetësimin të miratohet, dhe të kontribuojë më tutje në promovimin e ndërmjetësimit, si njërës prej metodave për zgjidhjen e kontesteve që lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi.
Së fundmi, Ministrja Haxhiu ka shprehur pajtim me të gjitha shqetësimet e ngritura nga ana e përfaqësuesve të Odës dhe është pajtuar me të njëjtit, për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia