Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se nëse situata epidemiologjike është në rënie, do të publikohen protokollet për funksionimin e restoranteve të dasmave.
“Ne kemi biseduar shumë herë në lidhje me hapjen e dinamikës së ekonomisë, dhe duke pasur parasysh që ato janë plotësisht të mbyllura dhe që punojnë në bazë të rezervave dhe qytetarët duhet të dinë nëse do të kenë mundësi të organizojnë festime, dasma dhe të ngjashme.
Bisedime po mbahen gjithashtu me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrat nga sektori ekonomik, fjalën e fundit do ta thotë Komisioni për Sëmundjet Infektive.
Ne nuk kemi njoftuar që do t’i hapim në këtë kohë, por natyrisht që do të merret në konsideratë në varësi të situatës epidemiologjike si do të jetë tani. Dhe pastaj sipas protokolleve që do të publikohen në fund të majit dhe në fillim të qershorit”, tha Bekteshi./arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...