Fondacioni “Behgjet Pacolli” shpërndau 2 mijë dhurata për nxënësit me rastin e Bajramit

13:14 | 12 Maj 2021
V. S.

Jemi në periudhën e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit që kryesisht simbolizon shpërndarjen e dhuratave dhe urimeve.

Prandaj sot Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka shpërndarë për fëmijët e shkollave fillore 2 mijë dhurata për festën e Bajramit.

“Dhurata e Bajramit”, synon gëzimin e sa më shumë fëmijëve në këtë kohë të pandemisë, raporton arbresh.info
Dhuratave i janë gëzuar fëmijët e çerdhes në Hajvali, ata të shkollave fillore “Shkëndija” dhe “Afrim Gashi”, si dhe fëmijët e shkollës fillore “Iliria” në Kodrën e Diellit.

E falënderues ndaj këtyre dhuratave u shpreh drejtoresha e Minire Berisha nga shkolla fillore “Shkëndija” në Hajvali.

“Kanë mbërri gjithsej 774 dhurata nga fondacioni ”Behgjet Pacolli. Nuk është hera e parë që ky fondacion dhuron donacione në shkollë. Fëmijët kanë qenë shumë të lumtur”.

Deri më sot Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka dhuruar donacione në vlerë mbi 30 milion euro./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme