Sulmuesi i Ballkanit, Mevlan Zeka është operuar me sukses në dorën e majtë pas lëndimit që kishte marrë në ndeshjen kundër Arbërisë.
Lajmi është bërë nga Ballkani përmes një postimi në Facebook, ku është thënë se ai pritet të kthehet pas 6 jave.
“Mevlan Zeka ka përfunduar me sukses operimin në krahun e majtë. Lëndimin e pësoi gjatë ndeshjes me Arbërinë ku doli lëndim serioz. Pritet të rikthehet pas 6 javësh në fushën e gjelbër. Shërim të shpejtë Zeka”, ka shkruar Ballkani.
Sulmuesi 26-vjeçar nga Gjakova sivjet ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat. Ka pesë gola të shënuar e dy asistime./arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...