Si ia dolën infermierët italianë të fitojnë mbi pandeminë

11:05 | 12 Maj 2021
Trina Galanxhi

Infermierët në të gjithë botën kanë qenë të dobishëm me ndihmën e tyre në luftën kundër Covid-19. Për ta pandemia ka qenë lodhje e dyfishtë, mendore dhe fizike.

Megjithatë, askund në botë kjo nuk ka qenë me dukshme se në Itali, që ishte edhe vendi i parë që u “mbyt” nga virusi në vitin 2020, dhe që ishin ndër të parët që të vendosën një bllokim kombëtar, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, punonjësit e kujdesit shëndetësor atje, të cilët folën me BBC në fillim të pandemisë shpjegojnë se si gjetën mënyra për të përballuar traumën e vitit të kaluar.

“Nuk kam menduar asnjëherë që do t’i kthehem jetës sime përsëri”, tha  Paolo Miranda, një infermier i kujdesit intensiv në Kremona, i cili  vitin e kaluar ka vendosur që ta dokumentojë gjendjen që po kalonin përmes fotografive.

“Kurrë nuk do ta harroj atë që ka ndodhur”, tha ai.

Megjithatë, një ndryshim rrënjësor ndodhi në jetën e tij gjatë pandemisë – ai u bë baba.

“Ne e quajtëm vajzën tonë Vittoria, që do të thotë fitore. Sjellja e një jete të re në botë gjatë një situate kaq katastrofike na dha shumë shpresë”, tha ai.

Paolo, i cili thotë se ka çrregullim stresi post-traumatik (PTSD) nga ngjarjet e vitit të kaluar, thotë se shumë kolegë të tij gjithashtu kanë vendosur të kenë fëmijë – pothuajse në kundërshtim me të gjithë vdekjen dhe vuajtjet që u është dashur të durojnë.

Në shkurt të vitit 2020, Italia u bë qendra globale e pandemisë dhe për shkak të numrit të madh të të infektuarve, dhe virusit të panjohur, sistemi shëndetësot në Itali ishte pranë shembjes.

Në një studim të kryer me infermierët italinë është gjetur se 90 përqind e atyre të intervistuar asnjëherë nuk kishin menduar që të linin vendin e punës gjatë pandemisë.

Në vend të kësaj, ata e kanë përshkruar punën e tyre si ndjenjë krenarie, një ndjenjë jehone që u ka dhënë forcë për punë.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se shendeti mendor i infermierëve që kanë punuar gjatë pandemisë është shumë i rënduar në krahasim me infermierët që kryenin të njejtën punë para pandemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme