Google ADS

Bleu një kamion me dhe, por gjen granatë e gati 200 fishekë

11:02 | 12 Maj 2021
A. B.

Ngjarje e pazakontë në Prishtinë.

Një person e kishte blere një kamion me dhe, por gjatë shkarkimit ai gjeti një granatë dore dhe hiç më pak se 192 fishek të armës së zjarrit, , shkruan arbresh.info

Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante.

“Rr. Latif Maloku Hajvali, Prishtinë, 11.05.2021-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte blerë një kamion me dhe por gjatë shkarkimit të dheut janë gjetur një granatë dore dhe 192 fishek të amës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe njësiti EOD i FSK-së ku edhe i kanë bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit e dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme