Një grua ka raportuar në polici se një i dyshuar pa dëshirën e saj e kishte dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, ku më pas ishte dhunuar edhe nga katër persona tjerë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, të dyshuarit e kishin detyruar të konsumonte edhe substance narkotike, nga data 30 prill deri më 5 maj, shkruan portali arbresh.info
“DHUNIM/ Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021. Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin, i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetua”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës. /arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...