Simmons: BE po ndjek penalisht ish-komandantët e UÇK-së, por jo ata të etnisë serbe!

10:13 | 12 Maj 2021
M. A.

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons ka kritikuar Bashkimin Evropian lidhur me Gjykatën Speciale.

Sipas tij, Kosova duhet ta ketë kusht në dialog që të ndiqen penalisht komandantët serbë që kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Në një postim në Twitter, BE po i ndjek në këtë formë vetëm ish-komandantët e UÇK-së.

“BE po ndjek penalisht ish komandantët e UÇK-së, por jo ata të etnisë serbe që kanë kryer krime lufte në Kosovë? Pse? Ndjekja penale e atyre me përkatësi etnike serbe DUHET të jetë kusht i dialogut Serbi-Kosovë”, ka deklaruar ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme