Qytetarët në Komunën e Mitrovicës së Jugut kanë shfaqur ankesa në lidhje me taksat të cilat ata po i paguajnë e që në krahasim me komunat e tjera janë jashtëzakonisht të larta, shkruan arbresh.info.
Në rregulloren për taksat, tarifat dhe gjobat komunale në nenin e tetë për ushtrimin e veprimtarisë afariste, bizneset si bankat komerciale, organizatat mirkofinanciare, kompanitë e sigurimeve etj, në komunën e Mitrovicës Jugore pagesa e taksës është më e lartë në krahasim me komunat e tjera të cilat rregullohen me të njëjtin ligj.
E ndërkaq komuna e Pejës dhe ajo e Shtërpcës pagesa për bizneset përkatëse të cilat nuk janë liruar nga taksa paguajnë 100 euro për ato biznese bazë ndërkaq për njësi 50 euro.
(Komuna e Pejës).1
(Komuna e Shtërpcës)
Arbresh.info ka kontaktuar Drejtorin e Financave në Mitrovicën e Jugut, Shukri Gashi, për të parë nëse do të ketë ndryshime në lidhje me këto taksa.
Sipas Gashit, në mbledhjen e radhës që do mbahet parashihet heqja e kësaj tabele dhe të lirohen nga taksa, por jo edhe falja e borxheve paraprake.
“Kjo është rregullore e 2019 që është valide deri në Janar të 2020, ne vetëm se kemi fillu diskutimin e kësaj çështje dhe në mbledhjen e Majit, do dalë propozimi për ndryshimin e këtij neni kur do të hiqet taksa finale për të gjitha për banka e për të gjitha, por kjo nuk do të thotë që do të falet borxhi paraprak. Ky lirim nga taksat do të vlej për atë tabelën që gjendet në faqen 4, neni 8, në rregulloren e vitit 2019, çka gjenden në atë tabelë do të hiqet komplet”, deklaroi Gashi për arbresh.info.
Ndryshe në rregulloren e lartpërmendur të komunës së Mitrovicës Jugore, të gjitha bizneset e tjera të cilat operojnë në këtë komunë ishin liruar nga kjo taks për veç atyre të cilat gjenden në tabelën e lartcekur./arbresh.info/
Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë – Jashari...
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...