Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Tuna është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbajë larg syrit të mediave, duke lajmëruar vetëm pasi e solli në jetë djalin, shkruan portali arbresh.info
Përmes postimit të fundit, Tuna bëri të ditur se gjatë shtatzënisë kishte organizuar festë, për të zbuluar gjininë e foshnjës.
Ajo kishte zgjedhur një ambient të veçantë për këtë festë, duke e organizuar atë në aeroportin e Shkupit, teksa ngjyra që lëshohej nga aeroplani zbuloi gjininë e fëmijës.
Të gjitha dekoret që ishin bërë për atë ndejë përmbanin ngjyrat rozë dhe blu, teksa në aeroplan ngjyra blu tregoi se është djalë.
“Kronikat e shtatzënisë. Kthim në kohë tek ndeja e zbulimit të gjinisë së foshnjës. Ishte shumë argëtuese. 6 nëntor 2020”, ka shkruar Tuna.
Siç shihet Patrisi mungoi në ndejë, ngase në asnjë pjesë të videos nuk përfshihet.
Kujtojmë se, Tuna dhe Patrisi ndajnë së bashku edhe një fëmijë tjetër, që quhet Tian. /arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...