Policia greke ka identifikuar vrasësit e 20-vjeçares dhe ka vënë një shpërblim për këdo që jep informacione rreth tyre.
Sipas informacioneve nga mediat greke, vendimi për shpërblim u vendos nga zëvendësministri grek i Financave, Theodoros Skylakakis. Sipas vendimit, është shpallur shpërblimi monetar prej 300 mijë eurosh për ata që kanë informacion dhe mund të çojnë në arrestimin e autorëve të vrasjes së 20-vjeçares.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit ku grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e viktimës dhe bashkëshortit të saj.
Në fillimin kanë vrarë qenin dhe më pas kanë thyer xhamin e dritare së katit të parë. Pasi kanë shkuar në dhomën e gjumit, kanë lidhur 32-vjeçarin dhe më pas kanë shkuar në papafingon ku ndodhej 20-vjeçarja me vajzën 11-muajshe. Pasi e kanë tortuar 20-vjeçaren, grabitësit më pas e kanë vrarë atë./dritare/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...