Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë urgjente në lidhje me sulmet e fundit me raketa në Tel Aviv.
Trump akuzon presidentin aktual të SHBA, Joe Biden, se dobësia e tij është shkaku i përshkallëzimit të dhunës midis Izraelit dhe Hamasit, transmeton portal arbresh.info
“Kur isha në Shtëpinë e Bardhë, ne ishim të njohur si një presidencë që mbron paqen, sepse kundërshtarët izraelitë e dinin se Shtetet e Bashkuara qëndronin fort me Izraelin dhe se do të kishte hakmarrje të shpejtë nëse Izraeli sulmohej. Nën Biden, bota u bë më e dhunshme dhe më e paqëndrushme, sepse dobësia e Biden dhe mungesa e mbështetjes për Izraelin çon në sulme të reja ndaj aleatëve tanë “, tha Trump./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...