Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se mungesa e vaksinave kundër COVID-19 është neglizhencë e madhe nga ana e Qeverisë.
Haxhiu ka treguar edhe për kontaktet që ia kishte dhënë ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të nënshkruar kontratë për sigurimin e deri 3 milionë dozave të vaksinës antiCOVID.
“Në sigurimin e vaksinave, Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk ka kontratë për furnizim me vaksina, kjo është neglizhencë e mungesë e madhe. Sepse mungesa e vaksinave është rrezikim i jetës së qytetarëve. Fillimisht dua të sqarojë gjithë opinionin, se duke parë që Qeveria nuk po arrin me siguru kontratë për vaksinat, unë kam kontaktuar shoqatat e mjekëve në Evropë e Amerikës, njerëz me ndikim në diasporë për të kërkuar prej tyre që të na ndihmojnë në këtë proces. Në bazë të këtyre kontakteve, këto shoqata kanë bërë shkresa e kërkesa, si shembull shoqata e mjekëve shqiptarë në Gjermani i ka bërë shkresë Bundestagut gjerman për të ndihmuar Kosovën në këtë proces.
Pastaj edhe përtej Atlantikut kemi pasur kërkesa të tilla drejtuar deri në nivelin e Sekretarit, Anthony Blinken. Dhe kam marrë përgjigje pastaj nga një biznesmen shqiptar se një kompani që është partnere me prodhuesit e vaksinave mund të na ofrojë prej 500 mijë deri 3 milionë dozave të vaksinave”, ka thënë Haxhiu.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën