Futbollisti i Liverpool Mohamed Salah u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që “të bëjnë gjithçka që kanë në dorë” për t’i dhënë fund vrasjes së njerëzve të pafajshëm, në atë që dukej se ishte një referencë për rritjen e tensioneve në Palestinë ku mbetën të vrarë nga sulmet izraelite të paktën 28 njerëz, përfshirë edhe fëmijë.
Thirrjen ai e ka drejtuar edhe ndaj kryeministrit britanik, Boris Johnson, njofton Klan Kosova.
“Ju bëj thirrje liderëve botërorë, përfshirë edhe kryeministrin e shtetit që ka qenë shtëpi për mua që katër vjetët e fundit, që të bëjnë gjithçka që mundin për të ndalë menjëherë dhunën dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Mjaft është mjaft. @BorisJohnson”.
Thirrja e Salah erdhi derisa ushtria izraelite vazhdoi bombardimet në Rripin e rrethuar të Gazës të martën. Po ashtu, edhe Hamasi i është përgjigjur me 130 raketa lëshuar në drejtim të Tel Avivit.
I’m calling on all the world leaders including on the Prime Minister of the country that has been my home for the past 4 years to do everything in their power to make sure the violence and killing of innocent people stops immediately. Enough is enough. @BorisJohnson
— Mohamed Salah (@MoSalah) May 11, 2021
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër