Qeveria thotë se janë plotësuar kushtet për vizat: Do të punojmë me shtetet hezituese

19:53 | 11 Maj 2021
Përparim Bublaku

Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Në Programin Qeverisës 2021-202, ekzekutivi nuk ka dhënë data se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, duke thënë se nuk do të bëjnë gabime sikur qeveritë e kaluara për të dhënë data.

Po ashtu aty thuhet se do të punohet me shtetet që janë kundër liberalizimit të vizave.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave. Shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së, Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Evropian e mbështesin dëshirën e qytetarëve të Kosovës për të mos mbetur vendi i vetëm i izoluar në Ballkan. Janë disa nga qeveritë e shteteve anëtare të BE-së, të cilat ende hezitojnë”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të bëjë gabimet e së kaluarës duke dhënë data të gabuara. Me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë do të punojmë me qeveritë e shteteve që ende janë skeptike që të arrijmë liberalizimin e vizave për qytetarët tanë sa më parë që të jetë e mundur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme