Në Shqipëri 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes”.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer 2956 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë”.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë. 8 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë. /tvklan/
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...