Presidenti Ilir Meta reagoi ndaj studimit të nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar për rajonin e Ballkanit, me titull “Analiza e rrjedhës së njerëzve, drogës dhe parave në Ballkanin Perëndimor”, që thotë se fondet e siguruara kryesisht nga trafiku ndërkombëtar i drogës pastrohen në sektorin e ndërtimit dhe turizmit në Shqipëri.
Në reagimin e tij, kreu i shtetit shprehet se u është bërë e qartë të gjithë institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare me ndikim se fenomeni kriminal i pastrimit të parave është bërë sistem dhe se kryesisht të ardhurat nga trafiku i paligjshëm i drogës pastrohen lehtësisht në sektorët e ndërtimit dhe turizmit.
“Një studim i publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar bën me dije se midis viteve 2017 dhe 2020, Tirana ka përjetuar një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave dhe të apartamenteve, më të shtrenjtat në rajon, që “nuk mund të shpjegohet me kërkesën më të lartë nga ekonomia reale ose me rritjen e nivelit zyrtar të të ardhurave, por përkundrazi drejtohen kryesisht nga paraja e krimit të organizuar dhe korrupsioni, që është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme”, shkroi Meta.
Sipas raportit nënvizohet se çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017, por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1.400 – 2.000 euro për meter katëror.
Në qytetin bregdetar Vlorë, shton Meta, grupet kriminale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600 në 700 euro për meter katrorë në vitin 2017, në 1.000 – 1.200 euro për meter katrorë në fillim të vitit 2021.
“Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?