Anxhela Peristeri realizon provën e parë në “Eurovision 2021”

13:45 | 11 Maj 2021
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2021”.

Ajo është duke promovuar këngën e saj “Karma” në mbarë shtete konkurruese të “Eurovision”-it, shkruan portali  arbresh.info

Anxhela Peristeri ka zgjedhur një veshje në ngjyrë ari me kristale për paraqitjen e saj në festival, komentuesit e shumtë dhe ndjekës të Eurovisionit, e kanë cilësuar paraqitjen si diçka e zakonshme duke e vlerësuar vokalin e fuqishëm të saj.


Ndryshe, Shqipëria do të garojë më 20 maj në skenën e Eurovisionit. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme