Prokuroria kërkon paraburgim për drejtuesin e automjetit në aksidentin ku vdiqën dy fëmijë

10:40 | 11 Maj 2021
A. B.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.M, i cili gjendet në ndalim që nga data 9 maj.

Kërkesa e masës së paraburgimit është në drejtim të drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin tragjik në Carralevë, ku humbën jetën dy fëmijë.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me datë 09 Maj 2021, në rrugën Ferizaj- Shtime, në fshatin Carralevë, derisa ishte drejtuar automjetin e tipit “Volksëagen Golf” nga pakujdesia, ka shkelur ligjin mbi trafikun publik, ka rrezikuar jetën e njerëzve, duke vepruar në kundërshtim me dispozitën e nenit 53.1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ku i njëjti nuk i’a ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit kushteve në rrugë, ashtu që godet dy fëmijët, tani të ndjerët, të cilin ishin jashtë rrugës, ku me ç’rast ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme