Mehmet Qema, 27 vjeç, mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmë në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën 5 Maji, në rrethana dhe për shkaqe ende të paqarta. 27-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe ndërroi jetë në spital.
Në një njoftim paraprak për mediat, policia e Tiranës tha se po punohet për kapjen e autorit, ndërsa janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.
“Rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës./tvklan/arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...