Ushtria izraelite ka filluar sulme ajrore kundër caqeve të militantëve në Rripin e Gazës, pasi me raketa u qëlluan nga territori drejt Jerusalemit.
Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë edhe fëmijët, kanë vdekur gjatë këtyre sulmeve.
Në Jerusalem, zjarri me raketa bëri që parlamenti i Izraelit të evakuohej derisa po dëgjonin sirenat. Tensionet midis Izraelit dhe Palestinezëve u thelluan ditët e fundit.
Sundimtarët e Hamasit të Gazës kishin kërcënuar të godisnin pasi qindra palestinezë u plagosën në përleshjet me policinë izraelite në Jerusalem të hënën. Izraeli tha se kishte vrarë të paktën tre militantë të Hamasit./aa/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin