Një gjueti e vërtetë mund të cilësohet përpjekja për kapjen e turkut Faruk Ozer, i akuzuar për mashtrim, i cili besohet se ndodhet i fshehur në vendin tonë.
Gazetari Artan Hoxha, në studion e “Opinion” tha këtë të hënë se për kapjen e tij është vënë një shpërblim prej 10 mijë eurosh, ndërsa zbuloi gjithashtu se në Shqipëri kanë ardhur të paktën 4 agjentë turq që po bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare. Operacioni për kapjen e Ozer është po ashtu një nga detyrat e para të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare.
“Është akoma në Shqipëri. Është kërkuar fillimisht në Tiranë, ka shkuar në Durrës, nga Durrësi në Vlorë. Ka një informacion tjetër për vendndodhjen e tij në Tiranë. Operacioni për kapjen e tij është në bashkëpunim me oficerë të policisë turke që kanë mbërritur në Shqipëri, janë të paktën 4 oficerë. Po ashtu është përfshirë Byroja kombëtare e Hetimit, e cila sapo ka nisur detyrën dhe një nga detyrat e para, pra FBI-ja shqiptare, është dhe kapja e këtij personi, bashkë me njësi të tjera të specializuar pranë Policisë së Shtetit”.
Faruk Fatih Ozer është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhën virtuale “Thodex”./tvklan.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...