Norvegjia do të ndalojë së përdoruri dy vaksinat kundër koronavirusit, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, për shkak të rrezikut të efekteve anësore të dëmshme.
Sipas Komisionit Qeveritar, ata që duan të marrin këto dy vaksina duhet të deklarohen vullnetarë, transmeton portali arbresh.info
Autoritetet në Norvegji kanë pezulluar vaksinimin edhe me AstraZeneca, pasi një numër i vogël i njerëzve të vaksinuar janë shtrirë në spital për një kombinim të mpiksjes së gjakut, gjakderdhjes dhe numrit të ulët të trombociteve, disa prej të cilëve më vonë humbën edhe jetën.
Kërkimet në Danimarkë dhe Norvegji zbuluan nivele të rritura në numër të vogël të mpiksjes së gjakut në mesin e njerëzve që morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, duke përfshirë mpiksjen e trurit, krahasuar me nivelet e pritura në popullatën e përgjithshme./arbresh.info/
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...