Të paktën 24 migrantë besohet të kenë vdekur kur anija që i mbante ata u përmbys sot në brigjet e Libisë, njoftoi agjencia e OKB për refugjatët.
Kjo është tragjedia e fundit në Mesdhe me migrant që përpiqen të arrijnë në Europë përmes detit, transmeton portal arbresh.info
Një zëdhënës i agjencisë së OKB për refugjatët (UNHCR) në Libi, Tariq Aregaz, tha se Rojet Bregdetare Libiane kishin kthyer të paktën 42 të mbijetuar në bregdet dhe në kryeqytetin, Tripoli. Vetëm një trup u tërhoq nga deti dhe 23 të tjerët besohet se janë fundosur, tha ai.
Të dielën pesë persona, duke përfshirë një grua dhe një fëmijë, u mbytën kur një anije me të paktën 45 migrantë gjatë rrugës për në Europë, e cila u përmbys afër Libisë.
Një zëdhënëse e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin tha se peshkatarët shpëtuan 40 migrantë nga fundosja e djeshme dhe i kthyen në breg.
Sipas tyre anija mbante rreth 700 persona dhe u përgjua nga Garda Bregdetare e Libisë.
Migrantët janë kthyer në qendrat e mbipopulluara të paraburgimit, ku OKB ka frikë se do të ekspozohen ndaj kërcënimeve shtesë për jetën e tyre dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Në javët e fundit, ka pasur një rritje të përpjekjeve për të kaluar Mesdheun nga Libia, pasi kontrabandistët shfrytëzojnë detin e qetë dhe motin e ngrohtë./arbresh.info/
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...