Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pak orë pasi Ardita Sinani u zgjodh kryetare e kësaj komune.
Ai thotë se zgjedhja e Sinanit në pozitën e kryetares erdhi si pasojë e pazareve, dhe kjo falë sistemit zgjedhor që është.
Këtë e lidhë me faktin se partia e tij, Alternativa ishte fituese e zgjedhjeve në Preshevë, por se partitë tjera shqiptare lidhën koalicion dhe sot votuan për kryetare të komunës, Ardita Sinanin.
Postimi i plotë i Arifit:
Ishin plotë tre vite qeverisje në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, ishte nder i veçantë për mua t`i shërbej qytetarëve të Komunës së Preshevës.
Shumë punë kemi përfunduar, e shumë punë tjera kemi filluar në të mirën e vendit tonë. Gjithmonë e përherë ndihem krenar për Preshevën.
Jam falënderues për ju, të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës që edhe në zgjedhjet e fundit më keni dhënë besimin për të vazhduar punën e filluar, por ja që ky sistem elektoral i pazareve është ashtu siç është, ku udhëheqësinë me Komunën e marrin ata që kanë humbur bindshëm zgjedhjet.
Një hap i madh regresi për Preshevën, një hap mbrapa për qytetarët tanë. Sidoqoftë Alternativa për Preshevën do të kthehet shumë shpejtë, meqë siç e dijnë të gjithë NDRYSHIMI NUK NDALET!
I falënderoj nga zemra mijëra përkrahës, votues, anëtarë, si dhe gjitha instancat e Alternativës sonë! ?
I falënderoj nga zemra bashkëpunëtorët e mi në administratën komunale dhe institucioneve ku themelues është Kuvendi, e sidomos anëtarët e kabinetit tim, që kanë punuar ditë e natë për të mirën e Preshevës. ?
I falënderoj nga zemra Diasporën tonë Shqiptare të shpërndarë në gjithë rruzullin tokësor, e i them se keni qenë dhe jeni patriot e atdhedashës. ?
I falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës që angazhohen për një jetë të mirë në vendin tonë. ?
I falënderoj nga zemra familjen time, bashkëshortes, prindin, vajzave të mia për mirëkuptimin dhe durimin e tyre të palodhur me rastin e mungesës sime gjatë udhëheqjes së Komunës së Preshevës. ?
Dhe për fund një lajm të hidhur për gjithë cinikët, keqdashësit e vendit tonë, ozurpatoret, linçuesit publik, puthadorët, lajkatarët e servilët të kastave politike, unë Shqiprim Arifi jam këtu në vendin tim në Preshevë dhe këtu do të mbetem, sepse është fare e thjeshtë Unë e dua Preshevën! ❤
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen