Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do t’u nënshtrohet nesër ekzaminimeve pas lëndimit që kishte në gju dhe sipas Sky Sport Italia, ai pritet të mungojë në dy nga tri ndeshjet e fundit.
Reprezentuesi suedez u largua nga ndeshja ndaj skuadrës së Juventusit për shkak të problemeve në gju.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shprehur pas ndeshjes se lëndimi i 39-vjeçarit nuk duket të jetë edhe aq serioz.
Sidoqoftë, Zlatan Ibrahimovic do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër, ndërsa pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Cagliarit dhe Torinos, por do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të sezonit e njëherësh ndoshta më të rëndësishmen, atë kundër skuadrës së Atalantas.
Ibrahimovic së fundmi e ka zgjatur kontratën me Milanin deri në qershor të vitit 2022, ndërsa ka munguar në gjithsej 19 ndeshje gjatë këtij sezoni në të gjitha garat, për shkak të lëndimeve./arbresh.info/
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa