Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se hijet e nacionalizmit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor dhe deklaron se anëtarët e PE-së dhe Bundestagu i kanë dërguar një letër Kancelares gjermane Angela Merkel për t’u siguruar se procesi i Berlinit përfshin pajtimin dhe përparimin e vërtetë.
Ajo vuri në dukje se pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë, asnjë përparim nuk mund të bëhet.
“Sot Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së diskuton për Ballkanin Perëndimor. Hijet e nacionalizimit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin, nuk mund të ecim përpara pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. Ne i kemi dërguar letër kancelares gjermane Angela Merkel nga Parlamenti Evropian dhe Bundestagu për t’u siguruar që Procesi i Berlinit të përfshijë pajtimin dhe synim të ketë përparimin e vërtetë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter./arbresh.info/
1/2 Today #FAC Foreign Affairs Council @EUCouncil discusses #Westernbalkans. Shadows of #nationalism are still hindering cooperation; we cannot move forward without #reconciliation, #justice and mutual respect.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) May 10, 2021
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin