Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,88 % në raport me vendimin e datës 04.05.2021.
“Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, ЕURODIZEL (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 1,00 denar/litër”, njoftojnë nga KRRE.
Nga mesnata ЕUROSUPER BS-95 do të shitet për 68,50 (denarë/litër), ndërsa EUROSUPER BS -98 70.00 (denarë/litër).
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 60,00 (denarë/litër) dhe Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 59.50 (denarë/litër)./Telegrafi/
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...