Google ADS

Nesër premiera e shfaqjes “E vërteta” në Gjilan

13:03 | 10 Maj 2021
Arbresh.info

Të martën, më 11 maj në Teatrin e Qytetit në Gjilan, do të jepet premierë shfaqja/komedia “E vërteta” nga Florian Zeller, me regji nga Agon Myftari, shkruan arbresh.info

Njoftimi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Teatrit të Gjilanit në facebook, ku ndër tjerash është cituar se kjo shfaqje i kushtohet organizatorit të ndjerë të këtij teatri, Raif Haziri.

Postimi i plotë në facebook:

E martë, 11 maj, 20:30, premiera e shfaqjes / komedisë “E vërteta” nga Florian Zeller, regjisor: Agon Myftari.

Luajnë: Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Avni Shkodra dhe Safete Mustafa.

Skenografia nga Bekim Korça, kostumet: Alina Halimi, muzika: Florim Gagica.

Shfaqja dhe premiera e kësaj shfaqjeje i kushtohet organizatorit tashmë të ndjerë të Teatrit të Gjilanit, Raif Haziri, i cili ishte pjesë e procesit të kësaj shfaqjeje për më shumë se 2 javë.

“E vërteta” përballë apo ballafaqon dy çifte, të cilët gjatë jetës së tyre kanë humbur kuptimin e së vërtetës. Sa larg do të shkojnë ata për ta fshehur atë, kush tradhëton kë, pse tradhëtohet, kush është më i mirë ne tenis, cila është e vërteta, a humbet ajo mes rreshtave apo thuhet, sa të dhemb dhe sa mund ta duroni të vërtetën .

Mos e humbisni, e jashtëzakonshme, komedi e një nate të paharruar në teatër. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme