Sulmi i Kombëtares shqiptare vazhdon të tregojë një formë në rritje javët e fundit, teksa lojtarët kryesorë të këtij reparti po shkëlqejnë me klubet e tyre nëpër Europë. Këtë fundjavë Rey Manaj nuk mungoi në takimin me golin.
“Bomberi” shqiptar realizoi për Barcelonën B në fitoren e vështirë 4-3 ndaj Villareal B, që e mban ekipin katalan në lojë për t’u ngjitur një ligë më lart sezonin e ardhshëm.
Manaj shënoi në minutën e 67-të një gol mjaft të bukur për nga realizimi, duke goditur një diagonale me të djathtën në hyrje të zonës, që nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar.
Ky gol, që fiksoi shifrat momentale në 4-1 për Barcelonën B, do të rezultonte vendimtar në fund për 3 pikët, pasi Villareal B shënoi edhe dy herë të tjera, duke ngushtuar diferencën dhe mund të kishte barazuar.
Ishte goli i 12-të sezonal për Rey Manajn, i cili edhe me Kombëtaren ka bërë paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit. Ashtu si Broja, Cikalleshi dhe Uzuni, edhe lushnjari ka shënuar rregullisht me klubin duke premtuar edhe më shumë gola kuqezi./SS/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’