Të mërkurën rreth orës 19:48, Policia e Kosovës është njoftuar nga viktima se në filialin e telefonisë IPKO në rrugën Bekim Berisha ne Pejë, dy persona të pa njohur, të maskuar e nen kërcenim të armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej treqind e pesëdhjetë (350) Euro.
Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë. Pas një pune Operative nga ana e hetuesve Rajonal me datë 09.05. 2021. kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit:
– A. H. lindur 1996
– D. T. Lindur 2001
Me Urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e dëshmive armët:
– Një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62mm, një karikator dhe dymbëdhjetë (12) copë fishek.
– Një armë gjahu gjysme automatike (pumparice)
Me Urdhër të Prokurorit shtetit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë. /arbresh.info/
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...