Refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për pjesëmarrje në takimin në Brukesl me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e sheh si vendim të gabuar analistja politike, Donika Emini. Mes tjerash ajo thotë se Kosova duhet të garantoj lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Kurti deklaroi më 28 prill, se nuk do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar për 11 maj nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve që Kosova ta vë si prioritet cështjen e dialogut me Serbinë
Emini ka thënë se refuzimi i takimit të 11 majit nga Kurti, ka qenë eksplicit.
“Ka qenë një shkuarje në Bruksel ku është diskutua për elementet të cilat përveç takimeve tjera, ka pasur edhe elemente të dialogut Kosovë-Serbi si proces, ka me pasë edhe një takim tjetër. Normalisht që i duhet kohë, kurse refuzimi në mënyrë aq eksplicite nuk ka qenë hap i duhur po kjo ka qenë për përcaktimin e pozitës negociuese të Kosovës”.
“E përshëndes faktin që do të duhet të studion të gjitha marrëveshjet para se të kthehet të së paku në tavolinën e negociatave po shpresoj që ka me pasë një qasje konstruktive sepse çdo qasje jokonstruktive në dialog do të ishte edhe pikë negative për Kosovën, në raport me partnerët tanë strategjik por edhe ndaj një procesi të cilin megjithatë e kemi fillua në vitin 2011 dhe është ende duke vazhdu, dhe ka vazhdu sa herë janë ndërruar presidentët dhe kryeministrat e Kosovës”, është shprehur ajo.
Sipas Eminit kjo Qeveri duhet që në bashkëpunim me opozitën e vendit t’i caktojë temat dhe ta përkufizojë rrjedhjen e dialogut me Serbinë.
“Mbetet të shihet dhe shpresoj që kah fundit i qershorit ka me u kthyer në dialog dhe pastaj parimet e temat dhe rrjedhën e kufizimin kohor duhet ta caktojë së bashku me opozitën të cilën e ka paralajmëruar vetë Kurti si hapi i radhës në këtë drejtim. Ka shumë punë për të bërë, pozita e Kosovës në negociata nuk është ajo të cilën ajo të cilën Kurti apo Kosova do ta dëshironte mirëpo ka ende hapësirë që të mobilizohen partnerët tanë strategjik, si ShBA-ja në këtë rast e disa vende anëtare të BE-së në mënyrë që t’i rikthehet rrjedhja në favor të Kosovës”, ka shtuar ajo.
Analistja kosovare ka komentuar edhe çështjen e përfolur së një pale të tretë për garantimin e lirisë së Thaçit dhe të tjerëve që aktualisht gjinden në Hagë.
Emini ka konsideruar se Kosova duhet ta garantoj lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, me kushtin që këtë ta adresojë në mënyrën e duhur.
“Kështu që Kosova duhet si shtet të garantoj normalisht por duhet me pa nëse kjo garanci mundet me u marrë edhe prej vendeve tjera si ShBA-ja apo ndonjë vend tjetër i BE-së që është me rëndësi brenda Këshillit, në mënyrë që të ketë peshë tjetër sesa nga Kroacia apo nga Kosova që mundemi me u konsiderua edhe tjetër palë, më sensitive dhe e ndikueshme në proces. Kosova duhet që të adresoj këtë kërkesë mirëpo ta shoh mënyrën më të mirë që mos të shihet si interferim në punën e Gjykatës sepse kjo ka qenë problemi dhe për këtë çështje i kemi dy persona në Gjykatë”, ka thënë ajo.
Duke foluar për zhvillimet e fundit në vend, Emini ka përmendur edhe deklaratat e ministres së Punëve të Jashme, Donika Gërvalla për të cilat ka thënë se nuk duhet të demonizohen.
“E para intervistë është në një kohë tejet të ndryshme prej tash. Ka qenë një periudhë kohore në të cilën është diskutuar Gjykata Speciale si diçka që duhet të themelohet për shkak të presionit ndërkombëtar të cilin e kishte Kosova asokohe për të formuar një Gjykatë të tillë”.
“Nëse veç e shohim si deklaratë është pikërisht ajo e cila ka qenë në një linjë me LDK dhe i pati ndihmuar PDK-së së, Hashim Thaçit që e ka shtyre procesin e themelimit të Gjykatës Speciale, andaj kjo nuk duhet demonizuar si një deklaratë, e dyta nuk duhet të demonizohet as bashkëpunimi me Gjykatën Speciale sepse Kosova e ka formuar atë, është gjykatë e Kosovës dhe mosbashkëpunimi me të mund të lë hapësirë për Serbinë apo vendet e tjera që të caktojnë narracionin, punimet dhe t’i japin një impakt krejt tjetër edhe rezultatit të punës së kësaj gjykate”, ka përfunduar ajo për EO.
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...