Katër shqiptarë janë arrestuar në Britani.
Mediat britanike bëjnë me dije se dy nga shqiptarët kanë rënë në prangat e policisë pasi kjo e fundit iu bastisi shtëpinë në Claremont Road, Brent Cross, në veriperëndim të Londrës.
Në pranga kanë rënë Erison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23 vjeç,të cilët janë arrestuar dhe po përballen me akuzën për armëmbajtje dhe municion, posedim kokaine dhe posedim të pasurisë kriminale.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të banesës ku arrestuan u kapën mbi 100 mbështjellëse të kokainës, peshore dhe sende të tjera të tregtimit të drogës, së bashku me 60,000 £ të dyshuara se vijnë nga aktivitete kriminale.
Në këtë apartament në Londër u gjet dhe armë zjarri e municion.
Ndërkohë dy ditë më parë, u arrestuan dhe dy shqiptarë të tjerë në Londrën Perëndimore, të identifikuar si Arjel Selfo 41 vjeç dhe Ardit Saraseli 29 vjeç, pasi u kapën me 80 kg kokainë dhe 400 mijë paund.
Saraseli u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Uillesden sot dhe u caktua në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Harrou Croun muajin tjetër. Selfo pritet të paraqitet në gjykatën e magjistraturës javën e ardhshme./oranews/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...