Varrosen tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani

17:47 | 9 Maj 2021
Arbresh.info

Në varrezat e qytetit të Gjilanit pasditen e kësaj të diele iu dha lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Haliti.

Nëna, i biri dhe bashkëshortja e këtij të fundit dyshohet se u helmuan nga kërpudhat gjatë qëndrimit të tyre në Gjirin e Lalëzit në Durrës, njofton Klan Kosova.

Familjarët e tyre në një konferencë për media gjatë ditës së sotme kanë ngritur dyshime mbi vdekjen e familjarëve të tyre teksa bënë të ditur se nuk bëjnë akuza tani dhe sa fjalën e fundit e kanë rezultatet e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme