Shasha: Incidenti tek Liqeni i Ujmanit, rikujtim për jo-normalitetin i cili mbretëron në veri

16:30 | 9 Maj 2021
Arbresh.info

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar në lidhje me incidentin e sotëm, që ndodhi në Zubin Potok, shkruan arbresh.info.

Shasha në këtë reagim është shprehur se gjuajtja me armë nuk ka ndodhur nga serbët, të cilëve iu pengon gjuha shqipe por nga banditët, të cilëve iu pengon normaliteti.

Postimi i plotë:

“Incidenti i sotëm tek Liqeni i Ujmanit është rikujtim për jo-normalitetin i cili mbretëron në veri. Rikujtim për realitetin përtej sfilatave me skaf të liderëve tonë. Dhe në këtë kontekst një gjë duhet kuptuar drejt.
Me armë nuk kanë gjuajtur serbët. Kanë gjuajtur banditët. Banditët që jetojnë në mes veriut, Beogradit dhe Prishtinës. Edhe nuk bënë të gabohemi dhe të mendojmë se ata kanë diçka kundër atyre që flasin shqip. Jo, ata janë kundër çdo kujt që dëshiron normalitetin. E ecja e sotme e Kosovo Mountain Club, në Ditën e Evropës, ishte mesazh më i mirë për normalitetin që dëshirojmë të gjithë në këtë shoqëri: shqiptarët, serbët, boshnjakë, turqit – të gjithë. Ecja ishte festimi më i bukur i tokës tonë të përbashkët.
Prandaj, kjo ecje ishte edhe ofendimi më i madh që mund të bësh banditëve të veriut sepse kjo ecje e pajisur me mirësi, dashni dhe normalitet ishte armë më e rrezikshme kundër tyre. Ecja ishte brohoritje e heshtur që as nuk ua kena tuten, as respektin.
Kjo ecje do bëhet, është vetëm çështje kohe. Ndërkohë, përgëzoj gjithë ekipin e Kosovo Mountain Club për iniciativën dhe kokëftohtësinë në menaxhimin e situatës së sotme.”/arbresh.info/

 

Incidenti i sotëm tek Liqeni i Ujmanit është rikujtim për jo-normalitetin i cili mbretëron në veri. Rikujtim për…

Posted by Demush Shasha on Sunday, May 9, 2021

Të ngjashme