Google ADS

Jennifer Lopez publikon fotografi bashkë me nënën dhe të bijën

15:22 | 9 Maj 2021
Përparim Bublaku

Jennifer Lopez ka ndarë javë më parë rrugët me ish-të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, dhe tani duket se është e koncentruar vetëm tek familja e saj.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane ka shpërndarë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, një fotografi me nënën Guadalupe 57-vjeçare dhe vajzën, Emme 13- vjeçare.

Të tria duken mahnitshëm së bashku duke qeshur ndërkohë që janë veshur me të bardha.

J.Lo., 53-vjeçare ka shpërndarë në Instagram një fotografi me ngjyra dhe një bardh e zi.

“Tri gjenerata por një besim. Jemi të pakufizuara. Kështu jeni edhe ju”, është mbishkrimi i fotografive të cilat janë bërë në kuadër të kampanjës për brendin e kozmetikës së J.Lo.

Kampanja këtë radhë është lëshuar me rastin e Ditës së Nënës dhe është titulluar “Nëna shkëlqen më së miri”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme