Orlando: Evropa është fati i Kosovës

13:36 | 9 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando në Ditën e Evropës, ka thënë se Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe është fati i Kosovës.

Orlando në Twitter ka shkruar se rruga është e qartë dhe urgjente por se duhet kurajë si nga Kosova ashtu edhe nga Evropa.

“9 maji është Dita e Evropës: ne festojmë me inuitën Etërve Themeltarë që vetëm në unitet qëndron pqaja dhe zhvillimi social. Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe fati i Kosovës. Rruga është e qartë dhe urgjente, por duhet kurajë si nga Kosova ashtu edhe nga Evropa. Përpara!” – ka shkruar Orlando.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme