Google ADS

Shfaqja “La Rrém” për Muharrem Qenën

13:32 | 9 Maj 2021
Arbresh.info

Të hënën më 10 maj, shfaqet premiera e shfaqjes “La Rrém”, nga Arian Krasniqi e me regji të Kushtrim Koliqit, shfaqje requiem për artistin Muharrem Qena, shkruan arbresh.info.

Njoftimin për shfaqje e ka bërë të ditur Teatri Kombëtar i Kosovës në facebook, duke vlerësuar lartë artistin e madh shumëdimensional.

Postimi i plotë i Teatrit Kombëtar në facebook:

“La Rrém” është shfaqje requiem për artistin shumëdimensional, aktorin, regjisorin, këngëtarin dhe dramaturgun Muharrem Qena. La Rrém është artisti antikonformist, jokonvencional, bohemi e dashnori i veçantë.

“La Rrém” është dashuria dhe pasioni për artin, për të bukurën. Është kënga, që buron nga shpirti, nga vuajtja e nga gëzimi. La Rrémi ynë është universal. Ai i flet kohës edhe botës sonë. Kudo dhe kurdo. La Rrém është njeriu revoltues, kryengritës dhe mosnënshtrues.

Shfaqja “La Rrém” është më shumë se sa dramë muzikore. Është pasioni, emocioni, talenti i rrallë i artistit të madh. Drama e tij është edhe drama jonë.

Premiera e shfaqjes do të jepet në Teatrin Kombëtar, duke filluar nga ora 19:30, kurse reprizat e radhës do të jenë me: 11, 12 dhe 14 maj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme