Reagim nga grupi i kosovarëve që po ecnin në zonën e Zubin Potokut: Të gjithë jemi mirë dhe të sigurtë

12:03 | 9 Maj 2021
A. B.

Grupi prej 50 kosovarëve që dolën për të ecur nëpër zonën e Zubin Potokut janë lajmëruar pasi u raportua se në afërsi të tyre serbët lokalë shkrepën me armë. Ata thonë se janë mirë dhe të sigurt

Nga “Kosovo Mountain Club” thanë se ecja ka qenë e parlajmëruar në institucionet përkatëse.

“Te gjithe jemi mire dhe te sigurt pas incidentit qe ndodhi. Tani po vazhdojme ecjen ne Shale te Bajgores. Ecja sot ka qene e lajmeruar ne institucionin perkates. Ju faleminderit qe treguat shqetesim dhe kujdes”, thuhet në postimin e këtij grupi bjeshkëtarësh në Facebook.

Lexo edhe:

Sulm me armë në Veri ndaj një grupi kosovarësh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme