Pas publikimit të projektit për sallën koncertale, ka reaguar publicisti Shkëlzen Maliqi

10:56 | 9 Maj 2021
Arbresh.info

Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi përmes një postimi në ‘facebook’ ka reaguar lidhur me projektin fitues për ndërtimin e sallës koncertale.

Ai tha se objekti nuk është kërkuar të mbrohet si fasadë, por si tërësi funksionale, që mund të shfrytëzohet si institucion kulturor. Gjithashtu ai veçon projektin që fitoi çmimin e tretë nga ky konkurs, i cili sipas tij respekton plotësisht funksionalitetin e objektit të Gërmisë dhe sallën e zhvendos rreth objektit me struktura të reja me salla koncertale, shkruan portali arbresh.info

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Konkursi për ndërtimin e sallës koncentrale kaloi pa komente të mëdha… Fitoi koncepti “Do ta mbrojmë fasadën e” Germise” dhe në brendi dhe deri diku edhe rreth fasadës do të bëjmë çudira.” Objekti nuk është kërkuar të mbrohet si fasadë, por si tërësi funkcionale, si objekt që ashtu si është mund të shfrytëzohet si institucion kulturor, konkretisht Muze i arteve bashkëkohore me institute përkatëse.

Nuk e kontestojë vlerësimin e jurisë që çmimin ia dha arkitektit japonez dhe Bekim Ramkut, i cili me pare ka qenë për mbrojtjen e Germise ashtu si është ndërtuar, por me rifunkcionalizim që të përmbush një nevojë shoqërore që pasuron kryeqytetin e Kosovës.

Pas përfundimit të konkursit, ata që e shpallën thanë se vendimi i jurisë nuk e obligon që mu ky projekt fitues edhe të realizohet nëse kostoja e finalizimit do të tejkalon mundësitë financiare te qytetit dhe KS.

Mua më ra në sy një projekt tjetër, që fitoi çmimin e tretë I studiove Pacarizi & Sadiki I cili respekton plotësisht funkcionalitetin e objektit të Germise, dhe sallën e zhvendos rreth objektit me struktura të reja me salla koncentrale (3 sosh).

Ky koncept i përshtatet nevojave të qytetit që të ketë jo një po dy objekte kapitale që i mungojnë, dhe që mund edhe të finalizohen në faza. Mund të ndërtohet fillimisht salla koncentrale dhe pastaj edhe të rifunkcionslizohet Germia për Muze.

Ja vlen te hapet një debat shoqëror rreth kësaj çështje. Lypset akcioni i komuniteteve artistike dhe shoqërisë. /arbresh.info/

Pas raportimit të portalit abresh.info lidhur me projektin për sallën koncertale, u ngjallën reagime nga artdashës të ndryshëm.

Lexo edhe:

 

Salla koncertale “zhgënjyese” për shumë artistë të vendit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme