Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek varri i heroit të kombit Ilir Konushevci.
Me këtë rast kryeministri Kurti deklaroi se Konushevci dhe doktor Hazir Mala kanë qenë punëtorë të zellshëm për luftën çlirimtare të cilën e përgatitën edhe më herët.
“Më pas edhe luftëtarë të mëdhenj të cilët çlirimin e vendit e kishin punë të tyre të përditshme. Rënia e Ilirit dhe doktor Hazirit e ngriti vetëdijen tek të gjithë qytetarët e vendit tonë, meqenëse duhet larguar okupatori serb sa më parë. Konushevci dhe Mala e kuptonin se faktori i brendshëm është vendimtarë për çlirimin e vendit, pro edhe për ndihmën që mund të marrim dhe e morëm edhe prej jashtë”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti shtoi tutje se dëshmorët janë dëshmuar dhe se tani është koha që ne të dëshmohemi tek ata.
“Dëshmorët janë dëshmuar e ne duhet të dëshmohemi tek ata e në këtë mënyrë të ecim drejt në rrugën që e kanë shtruar ata, por edhe të jemi në nivel të përgjegjësive që kemi.Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kanë kryer pjesën më të madhe të punës, e neve na ka mbetur një pjesë tjetër e punës që duhet ta kryejmë me nder, progresin në mendje e dëshmorët në zemër.Lavdi Konushevcit, Malës e gjithë dëshmorëve të vendit”, shtoi Kurti. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...