Mbetjet e raketës së Kinës ‘janë shpërbërë mbi Oqeanin Indian’

08:34 | 9 Maj 2021
A. B.

Mbeturinat nga një raketë kineze jashtë kontrollit ka të ngjarë të kenë rënë në Oqeanin Indian, vetëm në perëndim të Maldiveve, ka thënë agjencia hapësinore e Kinës.

Sidoqoftë, vë në pah CNN,  pjesa më e madhe e raketës së madhe, u dogj gjatë hyrjes në atmosferë, tha Zyra e Inxhinierisë Hapësinore në Kinë në një postim në WeChat.

Gjithashtu ishte e paqartë nëse ndonjë mbetje kishte zbarkuar në tokën e këtij vendi.

Ndërkohë Komanda Hapësinore e SHBA-së ka thënë se Long March 5B “kishte hyrë përsëri” në Tokë mbi Gadishullin Arabik.

Raketa, e cila është e gjatë rreth 32 metra e gjatë dhe peshon gati 20 ton, ishte nisur nga një pjesë e një stacioni të ri kinez hapësinor në orbitë më 29 prill.

Pasi karburanti i saj ishte shpenzuar, raketa ishte lënë të “lundronte” nëpër hapësirë e pakontrolluar deri në tërheqjen nga graviteti i Tokës.

Siç edhe është bërë e ditur, një ndjekje e rrugës së saj ishte bërë nga SHBA dhe Evropa.

Ndërsa media shtetërore kineze tha se pjesë të raketës hynë përsëri në atmosferë në të dielën në 10:24 me kohën e Pekinit.

Përpara hyrjes së raketës kishte frikë se mbeturinat mund të binin në një zonë të banuar.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, tha se Kina kishte qenë neglizhete në lejimin e raketës nga orbita.

Sidoqoftë, ekspertët e hapësirës kishin parashikuar që shanset që dikush në të vërtetë të goditet nga një copë mbeturine hapësinore ishin shumë të vogla, për shkak se kaq shumë sipërfaqe e Tokës është e mbuluar nga oqeani, dhe zona të mëdha toke janë të pabanuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme