Ambasada e Kosovës në Shqipëri ngushëllon familjen Haliti nga Gjilani

01:55 | 9 Maj 2021
Trina Galanxhi

Ambasadori i Kosovës në Shqiperi, Nait Hasani, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime familjes Haliti nga Gjilani që humbi tre anëtarë të familjes.

Sipas mediave, tre anëtarët e familjes Haliti ishin helmuar në Shqipëri, në Gjirin e Lazlit, shkruan portal arbresh.info

Mediat e Shqipërisë kanë raportuar se dy mjekë janë ndaluar për shkak të mjekimit të pakujdesshëm.

Më poshtë statusi i plotë i Nait Hasanit.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shqipëri, shprehë ngushëllime familjes Haliti nga Gjilani për humbjen e jetës së familjarëve të saj në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri.
Ambasada njofton sipas raportit paraprak të polcisë;
Manëz/Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme