“Femër materialiste”: Plas keq në “Për’Puthen+40”

22:54 | 8 Maj 2021
Trina Galanxhi

Në puntatën e sotme të “Përputhen” Stela dhe Armando debatuan ashpër me njëri-tjetrin. Armando i tha materialiste dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga Stela. Ai i tregoi pasurinë, por konkurrentja ia bëri të qartë që nuk i intereson.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Stela: Që kur ka filluar emisioni dhe deri tani ti më thua materialiste, materialiste

Armando: Je, në sytë e mi je e tillë

Stela: …do të thotë se ka diçka te ti, jo te unë. Mos e ke ti prioritet anën materiale?

Armando: Të më falni, Arjan, Bora…të më falë publiku, të më falin të gjithë pjesëmarrësit në këtë emision, më beso pasuria ime e patundshme varion nga 1 deri në 2 milion euro, ato që më njohin e dinë këtë fakt

Stela: Nuk më intereson zotëri

Armando: Nuk doja ta tregoja por ato që më njohin, që i kam bashkëqytetarë le ta dëshmojnë këtë punë

Stela: Kjo do të thotë meqë unë jam materialiste do rrija me ty

Armando: Ti Stela nuk më njeh fare nga afër

Stela: Po nuk më pëlqen o zotëri

Armando: Ti je femër që ndikohesh nga vizualiteti, ti nuk sheh thellë, ti nuk je e thellë

Stela: Po nuk jam për ty, nuk jam për ty

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme