Në një pjesë të mirë të bregut të Ohrit këtë verë nuk do të ketë shezllone dhe banaqe, parkingje dhe pajisje të tjera. Autoritetet lokale njoftojnë se do t’i heqin të gjitha objektet e përkohshme nga plazhet më së voni deri më 15 qershor dhe më pas do të rregullohen me rërë. Aksioni i rrënimit vazhdoi të mërkurën kurse koncesionerët e mëparshëm, kontratat e të cilëve kanë skaduar për disa viteve, akuzojnë për selektim duke paralajmëruar proces gjyqësor kundër komunës.
“Po largohen banaqet që janë bërë me miratimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, me gjithë dokumentacion. Këto leje u zgjatën për dy vjet dhe u paguan taksa. Megjithatë, dy vitet e fundit, marrëveshjet nuk janë zgjatur dhe të gjitha banaqet e ndërtuara në këtë pjesë, janë shpallur të paligjshme”, tha Danica Bahçevska, koncesionere plazhi.
Ekspertët apelojnë që pamja e re e plazheve të jetë sipas standardeve ekologjike.
“Kjo do të thotë që nuk mund të keni plazh pa tualete, pa hortikulturë, pa standarde në pamjen e banaqeve. Unë mendoj se disa duhet të shemben, nëse është ndërtim i fortë … “, pohoi Naume Marinoski, profesor i fakultetit të turizmit.
Para fillimit të sezonit të ri turistik, situata në Strugë me fatin e dhjetëra plazheve mbetet “status quo”. Kryetari i Strugës Ramiz Merko pretendon se në qytet nuk ka ndërtesa të paligjshme në zonën e mbrojtur. Por në Strugë, ashtu si në Ohër, kontratat e koncesionerëve kanë skaduar.
“Më e pakta që mund të bëjnë është t’i dërgojnë shërbimet e inspektimit dhe t’i konstatojnë ato parregullsi, dhe në bazë të këtyre inspektimeve, të ngrihen kallëzime penale”, theksoi Dragana Vellkovska, Ohër SOS.
Sipas një projekti të zhvilluar nga Fakulteti i Turizmit në Ohër në 2002, plazhet janë planifikuar të rregullohen vetëm në aspekt të hortikulturës. Të respektohen të gjitha kushtet sanitare dhe të sigurohen vende për aktivitete të caktuara të mysafirëve. Por ndodhi e kundërta. Objekte të forta u ndërtuan në të gjithë bregun nga Ohri deri në Strugë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...