Dogana e Kosovës ka pas një kontrolle në një lokal në Malishevë ka gjetur mbi një ton të mallit të kontrabanduar, përkatësisht nargjile, të cilën e ka konfiskuar.
Përmes një njoftimi, Dogana ka njoftuar se kanë kontrolluar dhe gjetur sasi të konsiderueshme të nargjilesë në një lokacion në Malishevë.
“Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative njësitet e Doganës kanë kryer një kontrolle të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë. Me ketë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, respektivisht nargjile në sasi prej 1190 kilogramëve”, njoftojnë nga Dogana.
“Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me ketë rast do ishin në vlerë mbi 50.000 Euro. Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast. Të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative./arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...